
Milan triumfoi mbrëmjen e djeshme në Kupën e Italisë. Kuqezinjtë mposhtën 2-0 ekipi e Barit dhe kualifikohen kështu në fazën tjetër të këti turne.
Igli Tare ka folur pas kësaj sfide për “Canale 5”. Shqiptari ka treguar edhe për transferimet e fundit dhe pritshmëritë mbi përformancën e ekipit të këtij sezoni. .
“Bëmë atë që duhej ndaj Barit. Ishim të bindur për fitoren dhe lojtarët bënë siç duhet detyrat e caktuara.
Merkato? Qëllimi ynë, e kemi treguar edhe kur erdhët në Casa Milan, ishte të ndërhynim në mesfushë. Milan duhet të dominojë ndeshjet. Me ardhjen e Modric, Jashari dhe Rici, mendoj se kemi rritur nivelin teknik të këtij ekipi.
Modric? Nuk ishte shumë e vështirë ta bindnim. Modric që fëmijë ka qenë tifoz i Milan. U ndjemë si dy ish-fëmijë që duan të njëjtën skuadër. Menjëherë kuptova se mendja e tij ishte drejt Milanit. U përpoqa t’i transmetoja entuziazmin: ardhja e tij është një vlerë e shtuar për këtë skuadër”, ka theksuar Tare.