
Ardon Jashari
Milani nuk pati probleme në ndeshjen kundër Barit, e vlefshme për raundin e 1/32 të Kupës së Italisë. Ekipi kuqezi fitojë me shifrat 2-0, ku shënuan Leao dhe Pulisic.
Në këtë takim, mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari luajti për herë të parë përpara “San Siro”-s. Ai u inkuadrua në fushën në minutën e 65. Por lajmi më i keq i mundshëm për Milanin e Allegrit përkoi me minutën e 17.
Rafael Leao pësoi dëmtim të rëndë, aq sa u largua nga fusha e blertë. Nuk ka një informacion zyrtare nga “Djalli” se sa do të mungojë sulmuesi portugez. Milani në raundin tjetër të Kupës do përballet me Lecce-n (1/16).
Poll