
Inter
Inter ka triumfuar në shtëpi përballë Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Golat për Interin u shënuan nga sulmuesi Arnautovic dhe mesfushori Frattesi. Në krahun tjetër, golin e vetëm për Udinese e shënoi Solet. Në këtë sfidë minuta kishte edhe për Asllanin, i cili u aktivizua në të 64-tën. Mesfushori shqiptar u ndëshkua gjithashtu me karton të verdhë në minutën e 91’.
Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 67 pikëve, plot 6 më shumë se Napoli i vendit të dytë. Megjithatë, napoletanët kanë një ndeshje më pak dhe ndeshen sonte me Milanin.
Golat e ndeshjes:
Poll