
Kalulu, Abraham dhe Gatti
Juventusi u rikthye tek fitorja dhe tre pikët në Serie A në fundjavë të shtunën. Bardhezinjtë mposhtën në shtëpi minimalisht Genoan me rezultatin 1-0 në javën e 30-të të Serie A.
Por kjo fitore është me shumë kosto të madhe për “zonjën e vjetër”. Qendërmbrojtësi Federico Gatti i cili u zëvendësua në pjesën e parë të takimit, do të jetë jashtë fushave të lojës për rreth një muaj.
Këtë e ka konfirmuar vetë klubi bardhezi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Me shumë gjasa, Gatti do të jetë jashtë për sfidat ndaj Romës, Lecces, Parmës dhe Monzës.
Poll