Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Janë lojtari i 12-të i kombëtares, 1 mijë "zemra" kuqezi “pushtojnë” Moldavinë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Janë lojtari i 12-të i kombëtares, 1 mijë

Kombëtarja shqiptare do të luajë në orën 18:00 një nga ndeshjet më të rëndësishme në këto kualifikuese. Kuqezinjtë do t’iu duhet vetëm një pikë ditën e sotme për të nisur festën e madhe ndaj Moldavisë për kualifikimin në Euro 2024.

Të gjithë jemi entuziastë se do të jemi në Gjermani, teksa do të jetë hera e dytë që do të përjetojmë emocionet e një kompeticioni të tillë. Gjithçka është në favor të djemtë të Sylvinhos, të cilët me lojën dhe paraqitjen në këto kualifkuese kanë ngritur “peshë” zemrat e mijërave tifozëve.

Pikërisht tifozët janë lojtari 12-të i kësaj kombëtareje, të cilët nuk e kanë braktisur kurrë këtë skuadër e cila vazhdon të na bëjë krenarë në mbarë botën. Mbështetja ndaj djemve kuqezi nuk do të mungojë as në “Zimbru Stadium” të Moldavisë, teksa priten afro 1 mijë tifozë shqiptarë.  Ata kanë udhëtuar drejt Moldavisë për të dhuruar spektakël në tribuna, ku do të shijojnë gjithashtu nga afër "show"-n e kuqezinjve. Kujotjmë se kapaciteti i këtij stadiumi është 10.500.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga