Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Islanda i pret krahët Shqipërisë, kuqezinjtë nuk dijnë të fitojnë as me 10 lojtarë

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëri 1-1 Islandë (Lenjani 35'/ Gunnarsson K. Kuq 10', Anderson 96')

Mbyllet ndeshja në Air Albania. Goli në frymën e fundit të Islandës pllakos heshtjen në Air Albania me kuqezinjtë që tashmë dalin kokëulur nga fusha. Pjesa e parë e dominuar totalisht nga kuqezinjtë sidomos pas kartonit të kuq të Gunnarsson në minutën e 10. Në të 35, emir Lenjani do të shënonte golin e parë të sfidës pas një krosimi fantastik të Uzunit. Pjesa e dytë nisi me uljen e ritmit të Shqipërisë dhe në momentin kur skuadrat u bën gati të dalin, vjen goli i Islandezëve.

Shqipëria mbyll kështu rrugëtimin në Nations League në vendin e fundit në grup dhe falenderon UEFA-n për përjashtimin e Rusisë.

Formacionet Zyrtare:

Shqipëria (3-4-1-2): Strakohsa; Ismajli, Gjasula, Veseli; Balliu, Ramadani, Abrashi, Lenjani; Bajrami; Cikalleshi, Uzuni. Trajner: Edoardo Reja

Islanda (4-3-3): Runarsson; Palsson, Gunnarsson, Magnusson, Olafsson; Johannesson, Bjarnason, Helgason; Thorsteinson, Finnbogason, Sigurdsson. Trajner: Arnar Thor Vidarsson

Komenti minutë pas minute:

90+8 Perfundon ndeshja ne Air Albania

96' Gol Islanda

87' Ismajli le fushen i demtuar, barazohen lojtaret ne fushen e lojes

83' Rast i arte per golin e dyte por arbitri ndal ne offside

80' Hysaj driblon ne krah dhe sherben per Brojen

74' Broja sprint fantastik ne krah

68' Abrashi tenton nga larg por pret portieri

62' Islanda i afrohet golit por devijon Strakosha

52' Uzuni prane golit

48' Bajrami vallezon me topin por nuk ja del te sherbeje ne zone

46' Rinis pjesa e dyte

45+5' Perfundon pjesa e pare

40' Uzuni prane golit te dyte

35' Gooool, shenon Lenjani pas krosimit fantastik te Uzunit

32' Aksion model i kuqezinjve por Lenjani vonohet ne pasim

29' Lenjani deperton ne krah por pasimi i tij devijohet

28' Kundersulm i rrezikshem i Balliut por krosimi i tij nuk gjen askend ne zone

27' Rrezikon Islanda nga kendorja por Strakosha pastron zonen

22' Uzuni prane golit

21' Aksion i bukur i Uzunit dhe Balliut por pastron mbrojtja islandeze

19' Mundesi per kuqezinjte por Uzuni nuk arrin te ndal topin

10'Karton i kuq per Islanden

6' Nderhyrje me intensitet e Abrashit qe sjell tensionet e para ne pankinen e Islandezeve

1' Nis sfida në Air Albania

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga