Superliga e Kosovës ka zhvilluar sot dy takimet e mbetura për javën e dytë. Ballkani ka marrë një fitore dramatike 3-2 ndaj Feronikelit në shtëpi, teksa miqtë kanë rihapur gjithçka në fundin e ndeshjes me dy gola të shpejtë. Për Ballkanin të tre golat I shënoi ish-sulmuesi I Kukësit Mirlind Daku.
Gjilani I Gentian Mezanit I është falur një goli të Darko Nikac në pjesën e dytë, teksa ka siguruar tri pikët e para këtë edicion të ri. Ish-sulmuesi I Teutës ka rikthyer buzëqeshjen te Gentian Mezani, që këtë edicion me Gjilanin e tij kërkon trofeun.
Kampionët e Dritës janë të inpenjuar në Europë, teksa dy javët e para të Superligës do t'I zhvillojnë më vonë. Pas dy javësh, Ballkani mban kreun me 6 pikë.
Sot:
Ballkani 3-2 Feronikeli (Daku 6',24',63' / Malcei 85',88')
Llapi 0-1 Gjilani (D. Nikac 62')
