
Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur me ish-sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto, i cili tashmë shtë Presidenti i Federatës Kamerunase. Eto nuk ka mundur dot të mbajë vetën , teksa ka goditur me shkelm fytyrës kameramanin.
Ish-sulmuesi i Barçës ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit për të parë nga afër sfidën mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, dhe teksa dilte nga “974”kamerunasi është ndeshur me shumë fansa për të bërë një foto me të.
I shqetësuar nga situata që po ndodhte, kamerunasi ka pasur një diskutim me një nga kameramanët dhe më pas e ka goditur me shkelm në fytyrë. Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet madje duke marrë edhe shumë reagime.
Poll