Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Interi zhgënjen në “Dall’Ara”, Bologna i mposht me ish-in zikaltër në stol

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Interi zhgënjen në “Dall’Ara”, Bologna i

Interi ka marrë një humbje të papritur sot në fushën e Bologna. Ndeshja e luajtur në “Renato Dall’Ara” përfundoi 1-0 për vendasit. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Orsolini në të 76-tën. Zikaltrit e nisën takimin me Lukakun titullar, por belgu nuk arriti të gjejë rrugën e golit si në sfidën me Porton. Nga ana tjetër Bologna ishte e rrjeshtuar mjaft mirë dhe e theu Interin që në mesfushë.

Brozovic, Dumfries dhe Gosens që nuk luajtën titullar në Champions nuk ishin në gjendje të mposhtnin kundërshtarin në mesfushë dhe të nisnin kundërsulme. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, Inter bëri disa ndërrime me fillimin e fraksionit të dytë të lojës. Largimi i Lukakut, De Vrij, Mkhitaryan dhe Dumfries dhe futja e Dzeko, Barella, Averbi dhe D’Ambrosio nuk solli ndryshimin e pritur për skuadrën e Inzaghit. Në të 76-ën skuadra e Thiago Mottas i ndëshkoi zikaltrit me Orsolinin.

Kjo fitore e çon Bolognan në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa Inter mbetet i dyti me 47 pikë. Tani skuadra e Inzaghit e sheh veten 18 pikë larg Napolit të vendit të parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga