Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Interi ndalet nga Napoli pas 10 fitoreve radhazi, zikaltërit mbeten me pasoja nga Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Interi ndalet nga Napoli pas 10 fitoreve radhazi, zikaltërit mbeten

Supersfida mes Interit dhe Napolit në Seria A ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1 me 1. Të dyja skuadrat kanë ndarë nga 1 pikë në javën e 29-të, ndërsa vinin pas eleminimeve në Champions League.

Zikaltërit numëronin 10 fitore radhazi në kampionatin italian, ndërsa ndalesa erdhi pikërisht nga Napoli që është kampioni në fuqi. Dhe pse nuk ia dolën të fitojnë në “San Siro”, diferenca e Interit nga Milani i vendit të dytë është 14 pikë.

Ndikimi i Champions League nuk mund të mohohet, megjithatë rrugëtimi drejt titullit kampion duket i sigurt. Napoli në anën tjetër mban vendin e 7. 2 pikë më shumë numëron Atalanta që ndodhet në zonën e Conference League, por ka 1 ndeshje më shumë për të luajtur.

Goli i shënuar nga Interi në pjesën e parë: (VIDEO)

Goli i shënuar nga Napoli në pjesën e dytë: (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga