
Ivan Perisic
Ivan Pericis do të vazhdojë të jetë pjesë e PSV Eindhoven. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre.
Ditën e sotme futbollisti pritet të firmosë kontratë 2-vjeçare me holandezët. Kështu kroati do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2027.
Paraqitjet e mira në sezonin e tij të parë në Eredivisie kanë bindur drejtuesit, të cilët tashmë do ta mbajnë 36-vjeçari edhe në 2 sezonet e ardhshme.
Rinovimi i kontratës me PSV Eindhoven lë “thatë” Barcelonën, pasi katalanasit ishin një nga klubet që kanë këmbëngulur për shërbimet e ish-it të Interit.
View this post on Instagram
Poll