Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Interi fiton me përmbysje ndaj Atalantës, zikaltrit i marrin Juves vendin e 4-të

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Interi fiton me përmbysje ndaj Atalantës, zikaltrit i marrin

Është mbyllur me fitoren e Interit supersfida e javës së 15-të të Serie A, teksa zikaltrit ia dolën të përmbysin Atalantën në “Geëiss Stadium”. Të besuarit e Simone Inzaghit fituan me shifrta 3-2 në një sfidë që rezultoi të ishte e luftuar.

Të parët do të kalonin në avantazh vendasit me Lokman në minutën e 25-të, ndërsa Dzeko do t’i përgjigjet në minutën e 36-të dhe në 56-të për të përmbysur kështu shifrat.

Palomino do të ishte një tjetër protagonist ti sfidës, i cili do të shënonte dy gola, por njërin në portën e tij në minutën e 62-të duke shënuar kështu autogol dhe për t’i dhënë Interit avantazhin e dyfishtë.

Ndërkohë në minutën e 77-të do të gjente golin për Atalantën, teksa do të ngushtomnte shifrta në 2-3.

Kujtojmë se në këtë përballje nuk kishte minuta për dy lojtarët shqiptarë, pasi as Berat Gjimshiti nuk u preferua nga Gasperini por as Inzaghi nuk rezervoi asnjë minutë për Kristjan Asllanin.

Me këtë fitore Interi ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe renditet në vendin e 4-të, ndërsa nga krahu tjetër Atalanta mbetet në vendin e 6-të me 27 pikë.

VIDEO:

 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga