Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Inter mund Juventusin dhe fillon shkëputjen drejt titullit kampion, zikaltërit japin leksione në "San Siro"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Inter mund Juventusin dhe fillon shkëputjen drejt titullit kampion,

Inter 1-0 Juventus

Inter ka mposhtur me rezultatin minimal 1 me 0 Juventusin, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Seria A. Fitore që ndihmon zikaltërit të shkëputen me 4 pikë nga bardhezinjtë, ndërsa kanë dhe 1 ndeshje të prapambetur për t’u luajtur.

Ndeshjen e vendosi autogoli i Gattit në minutën e 37’. Një dominim i Interit u ndje në “San Siro”, ku janë të zotët e shtëpisë.

Juventus nuk ia doli të reagojë pas golit të pësuar. Ra në sy niveli i lartë nga të dyja skuadrat, ndërsa vetëm 1 gol i shënuar duket e çuditshme në krahasim me çfarë u prodhua.

Formacionet zyrtare:

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro. Trajner: S. Inzaghi.

Juventus (3-5-2): Szczesny, Gatti, Bremer, Danilo; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Yildiz, Vlahovic. Trajner: M. Allegri.

Rastet LIVE:

FT/ Inter 1-0 Juventus

86' Arnautovic nuk di të shtyjë topin në rrjetë. Meritë dhe e portierit Szczesny. (VIDEO)

60' Juventus krijon panik në zonën e Interit. (VIDEO)

57' Calhanoglu ndalet nga shtylla. Inter i afrohet golit të dytë. (VIDEO)

HT/ Inter 1-0 Juventus

37' Gati shënon autogol në favor të Interit. 1-0. (VIDEO)

1' Fillon ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga