Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ "I dhuroi" 100 mijë euro Tiranës, ish-i bardhebluve në formacionin e javës

Shkruar nga NEWSPORT

Klinsman Cake shënoi sërish një gol fantastik në fitoren e Strugës në shtëpi. Mbrojtësi 21 vjeçar ka qenë në formacionin më të mirë të javës në ligën elitare në Maqedoninë e Veriut. Struga fitoi 3-1 në shtëpi me Belasica, ndërsa qendërmbrojtësi ishte më I miri në fushë.

Veç aspektit mbrojtës, Cake ka ditur që këtë sezon të shënojë edhe gola spektakolarë. Me një devijim me thëmbër, ai "kopjoi" Ibrahimovic, me golin që mori vlerësime të mëdha në vendin fqinj.

Lojtari ka disa sezone që luan me Strugën, teksa ka dalë nga Akademia e Tiranës. Bardheblutë fituan në FIFA disa javë më parë gjyqin me Strugën, me klubin nga Maqedonia e Veriut që detyrohet të derdhë në arkat e bardhebluve 100 mijë euro për formimin e lojtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga