Tifozët shqiptarë janë përleshur ditën e sotme me tifozët serbë në Lyon të Francës. Në video shfaqen një grup shqiptarësh, të cilët drejtohen drejt atyre serbë, duke pasur një përleshje me ta. Sicc dihet, shqiptarët kanë një konflikt të hapur me serbët, që pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, që u ndërpre, pas hyrjes së tifozëve në fushë. Shqipëria i fitoi tri pikët në tavolinë nga organi më i lartë i drejtësisë sportive, nga CAS-i, i cili u shpreh që Serbia duhej të kishte marrë gjithë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes.