Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ GUINDO “zgjon” Laçin, kurbinasit futin në krizë Vllazninë e Mirel Josës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ GUINDO “zgjon” Laçin, kurbinasit futin në

LAÇI – VLLAZNIA 2-0 (Guindo 32', 40')

Ndeshja: Laçi është rikthyer te fitorja pas 5 javësh, teksa në shtëpi ka mposhtur Vllazninë. Një fitore 2-0 për kurbinasit. Të dy golat u shënuan nga Guindo në pjesën e parë.

Ndeshja vazhdoi me raste edhe në pjesën e dytë, por lojtarët nuk do të mund të kishin saktësinë e duhur për të gjetur sërish rrugën e rrjetës. Kujtojmë se në dy raste Selmani ka shpëtuar barezinjtë nga goli mbajtur portën të paprekur.

Balaj dhe Jonuzi ishin kërcënim konstant për kurbinasit, por asnjëri prej lojtarëve shkodranë nuk ia doli të çante murin mbrojtës të skuadrës vendase. Kjo është java e 5-të pa fitore për kuqeblutë e Mirel Josës, që bëjnë një tjetër hap fals për vendin e 3-të në klasifikim.

Ndërkohë nga krahu tjetër pas kësaj fitoreje Laçi arrin në kuotnë e 33 pikëve, i pozicionuar në vendin e 8-të. Kurbinasit ndodhen 5 pikë më shumë se Bylisi dhe -1 pikë nga Teuta.

Abissnet Superiore, java e 26-të

Stadiumi: “Laçi”

Formacionet zyrtare:

Laçi (4-2-3-1): Selmani; Roganovic, Turkaj, Velkovski, Ziko; Manellari, Ujka; Spahiu, Babtunde, Mazrekaj; Guindo. Trajner: Gentian Mezani

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi; Hoxhaj, Marku, Çoba; Balaj. Trajner: Mirel Josa

Komenti minutë pas minutë:

90+3'- Mbyllet sfida ne Lac. Guindo rikthen kurbinasit te fitorja ne kampionet. Vllaznia mposhtet 2-0.

90’-Akordohen 3 minuta shtesë

85’-Kaina godet me kokë, por gjuajtja e tij është larg kuadratit

70'- Selmani kthehet ne hero, i mohon Balajt golin.

65’-Vllaznia është më kërkuese, por nuk arrin që të çajë mbrojtjen kurbinase, që është rreshtuar shumë mirë në fushë dhe nuk lejon hapësira

50'- Jonuzi provon nga goditja e denimit, por topi i goditur nga lojtari i shkodraneve shkon ne duart e Selmanit.

46'- Nis pjesa e dyte.

45+2'- Mbyllet pjesa e pare ne Lac, Vendasit udheheqin me dy golat e Guindos

40'-Selmani shpeton Lacin nga nje gol i sigurte, ne porten tjeter kundersulm vrastar qe finalizohet sic duhet nga Guindo. 2-0 Laci.

32'- Guindo kalon ne avantazh Lacin. Gabimi i Gurishtes shfrytezohet sic duhet nga sulmuesi

18'- Edhe Jonuzi provon nga distanca, por perseri nuk ka saktesine e duhur per te gjetur porten e Selmanit.

12'- Balaj pergjigjet me nje "predhe" nga distaanca, por goditja e shkodranit shkon laarg portes.

9'- E PABESUESHME çfarë ndodh në zonën e Vllaznisë, shtylla i mohon Laçit golin

4'- Laci jep shkendijen e pare me Ujken, por Zogovic ben detyren.

1’- Starton sfida në Kurbin. Laçi dhe Vllaznia në “luftë” për 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga