
Manny Pacquiao është kampioni më i ri i WBO për peshat e rënda. Boksieri filipinas arriti të mposht me pikë kundërshtarin nga Amerika, Keith Thurman, edhe pse ky i fundit dominoi thuajse gjatë gjithë takimit.
Gjithsesi, vendimi përfundimtar i gjyqtarëve foli në favor të Pacquiao, që koleksionon kështu fitoren e tij të 62-të në karrierë dhe titullin më të lartë në botë.
Ky është titulli i 8-të që Pacquiao fiton, por e merr titullin e WBO për herë të 3 radhazi. Më aprë, ai ka vendosur në brez tituj si WBC për peshat e mëdha, WBA Super për peshat e lehta, WBA Reguilar po për peshat e lehta, titullin WBO për peshat e lehta, WBC për peshat e lehta dhe IBF per peshat e lehta.
Poll