Tirana dhe Vllaznia janë ndeshur në javën e 11-të të Superiores U-17. Ndeshja e cila u zhvillua në ambjentet e kompleksit sportiv “Skender Halili”, u mbyll me shifrat 0-2 në favor të kuqebluve.
Dygolëshi i talentit shkodran, Geralb Kubazi në pjesën e parë ka vulosur fatin e këtij takimi, duke i mundësuar Vllaznisë shkëputjen prej 5 pikësh me një rival direkt në luftën për titull, Tiranën. Surpriza e kësaj ndeshje është një supergol i realizuar nga Kubazi.
Një top që i cili po dilte nga zona dhe nuk të jepte shumë mundësi për ta dërguar në rrjetë. Për talentin e trajerit, Gliman Lika, çdo gjë për golashënuesin më të mirë të Vllaznisë U-17 është më e lehte. Kubazi nga distanca e largët ka tentuar me ane të një veprim akrobatik “alla-Ibrahimovic”, ku më pas topi është ndalur në fundin e rrjetës.
VIDEO:
[caption id="attachment_672368" align="alignnone" width="491"] Renditja/ Superiore U-17[/caption]