Taulant Seferi vijon me performanca të shkëqlyera në Ukrainë teksa ditën e sotme ka arritur të jetë protagonisti absoilut. Vorskla e tij luajti në transfertë përballë Chernomorets Odessa dhe në minutën e 86’, sulmuesi shqiptar do të dërgonte topin në rrjetë për t’i dhënë fitoren 0-1 skuadrës së tij që ndodhet në mesin e artë të tabelës.
Ky është goli i 9-të në këtë sezon në 19 ndeshje të zhvilluara teksa ka edhe 2 asiste nën emrin e tij. Pas transferimit nga Tirana për 500 mijë euro, sulmuesit iu desh kohë për ambientim ndërsa tani është padiskutim lideri i kësaj skuadre duke fituar edhe një vend në Kombëtaren shqiptare.
Poll