
Shkëlzen Gashi ka qenë protagonist për skuadrën e Aarau në Zvicër, teksa vendasit kanë fituar 3-1 me Winterthur. Një asist dhe një gol për ish-lojtarin e Kombëtares, që çon Aarau në gjysmëfinalen e Kupës së Zvicrës.
Gashi ka dhuruar asistin për golin e dytë në minutën e 41, me vendasit që e kanë mbyllur të qetë pjesën e parë. Sapo nisi e dyta, në të 49 minutë Gashi u kujdes të çonte në rrjetë një krosim nga e djathta, duke mbyllur llogaritë e sfidës. Pas eksperiencës dhe Amerikë dhe dëmtimit të gjatë, mëngjarashi po rikthehet në formë edhe pse në ligën e dytë zvicerane.
Poll