
Jasir Asani është padiksutim një nga lojtarët kryesorë të kombëtares shqiptare, por edhe të ekipit Gwangju FC në Korenë e Jugut. Sulmuesi ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës, duke ngushtuar përkohësisht shifrat në sfidën ndaj Incheon.
Ish-lojtari i Partizanit ka shënuar një gol “alla” Messi nga goditja e dënimit. Asani gjuan direkt e në portë, duke bërë që topi të përfundonte në fundin e rrjetës. Portieri kundërshtar e kishte të pamundur të prisjtë këtë gjuajte duke bërë që shifrat të ngushtohenin në 2-1 në minutën e 79-të.
Kujtojmë se ky është goli i 6-të për Asanin më fanelën e skuadrës nga Koreja e Jugut, ndërsa ka dhuruar edhe 2 asiste.
Poll