Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Gjykim skandaloz në dëm të Milan, arbitri kërkon falje: Do pezullohet gjatë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjykim skandaloz në dëm të Milan, arbitri kërkon

Milan humbi dje 1-2 në San Siro kundër Spezias për javën e 22 të Serie A. Ndeshja u vendos në fundin e saj, me arbitrin Marco Serra që u bë protagonist me një gol të anulluar për Milan, pak minuta para se miqtë të gjenin golin e fitores.

Gazzetta Dello Sport në Itali bën me dije se komisioni përkatës pritet ta pezullojë gjatë arbitrin, që duhet të kishte lënë avantazhin për të parë fundin e aksionit, që në fund u kthye në gol nga Messias. Tanimë 39 vjeçari do përballet me një pezullim të gjatë, me raportin që është dorëzuar në Shoqatën e Arbitrave të Serie A.

Vetë kryesori e kuptoi se kishte gabuar, duke kërkuar falje për skuadrën kuqezi, teksa "përqafimi" i tij me lojtarët e Milan po bën xhiron e medieve.

"E dinim se ishte padrejtësi, duhet të fajësojmë edhe veten por ndajmë përgjegjësinë me gjyqtarin. Më vjen keq ta them këtë. Por, ai madje kërkoi falje pas ndeshjes. Ndoshta nuk ishte as faji i tij. Është turp", tha trajneri i Milan pas ndeshjes.

https://twitter.com/i/status/1483221582780764162
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga