
Atalanta nuk fal. Bergamaskët mposhtën 3-1 Spezian, në kuadër të kampionatit italian. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa ekipet pavarësisht përpjekjeve, nuk gjetën dot rrugën e rrjetës.
Në minutën e 54-të, Pasalic shënon, pas një pasimi të Ilicic. 10 minuta më pas, Muriel lëshon një goditje të bukur, me portierin që nuk bën dot asgjë. I 3-ti vjen nga Pasalic, teksa i sapo futuri Zapata bën gjithçka mirë me një asist. Miqtë realizojnë golin e nderit me Picoli, pak minuta nga fundi.
Kështu, ekipi i Gjimshitit merr një fitore të rëndësishme. Në krahun tjetër, Ismajli luajti 80 minuta për Spezian.
Poll