Giacomo Vrioni ka bërë debutimin para tifozëve të tij me New England Revolution në MLS amerikane. Kundër Toronto FC, skuadra e sulmuesit shqiptar ka barazuar 0-0 për javën e 22 të kampionatit.
Vrioni e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u futur në fushë në minutën e 56. Sulmuesi i Kombëtares e kishte rastin e ndeshjes në këmbë, teksa gaboi me portën bosh në minutën e fundit të ndeshjes.
Me krosimin nga e djathta e sulmit, 24 vjeçari e ka dërguar topin jashtë, duke gabuar njëjtë si Broja me Chelsea. Përballë Insigne dhe Bernardeschi, Vrioni i hoqi vetes mundësinë për t’i dhënë tri pikë të tijve dhe shtuar entuziazmin te tifozët që e duartrokitën kur u fut në fushë.