
Gerhard Progni po kalon një formë shumë të mirë këtë edicion në Superligën e Kosovës me skuadrën e Gjilanit.
Sot, ish-lojtari i Partizanit në Superiore, ka shënuar një gol tejet të bukur në atë fitore ndaj Vushtrrisë në transfertë. Video është shpërndarë në rrjetet sociale nga Gazeta Sheshi. Realizimi ishte në stilin e Leo Messit, me driblim i bukur në hyrje të zonës, dhe më pas finalizimi i thjeshtë pas krahëve të portierit.
Për momentin, Gjilani renditet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 30 pikë në 14 ndeshje, së bashku me Ballkanin, por që për shkak të golavarazhit renditet në vendin e dytë.
Poll