Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Gabim i arbitrave apo paaftësi e tyre?”, Kukësi kërkon reagimin e FSHF-së për ndeshjen me Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Gabim i arbitrave apo paaftësi e tyre?”, Kukësi

Kukësi u mposht në ndeshjen e sotme 2-1 përballë Dinamos në “Elbasan Arena”. Një humbje që erdhi në minutën e 101’ të sfidës me golin e shënuar nga Prodani.

Por ky gol u aludua shumë pasi erdhi nga një goditje nga këndi që sipas klubit të Kukësit, por edhe trajnerit Nica, ajo goditje nga këndi nuk ishte. Kujtojmë që arbitër kryesor në këtë sfidë ishte Silvio Dyrmishi.

Pikërisht për këtë episod ka bërë një reagim edhe klubi verilindor në faqen zyrtare.

“Reagim

Kukësi kërkon drejtësi!

Duke marrë shkas nga ngjaret e ndeshjes Fc Dinamo City 2-1 FK Kukësi e shohim të nevojshme të reagojmë mbi gjykimin e ndeshjes!

Sic shihet qartë në videon më siper në pamjen e pare shohim largimin e topin nga lojtari i Dinamos drejt vijës fundore, ku topi i takonte ekipin tonë por arbitri e akordon në favor të Dinamos!

Ne pamjen e dytë shohim qartë vënien e duarve në shpinën e mbrojtësit tonë Lamçe, ku përveç pozicionit të qëndermbrojtësit, duhet të bëj edhe rolin e peshëngritësit duke mbajtur dy lojtar te Dinamos në shpinë!

Kjo gje ben që topi të përfundoj në rrjet nga një korne e paqënë!

“Gabim” i arbitrave apo “paaftësi” e tyre?

Kukësi do marrë masat mbi gjykimin e ndeshjes deri në instancat më të larta, duke filluar nga FSHF!

Kukesi do rikthehet akoma edhe më i fortë!”, shkruan FK Kukësi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga