Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Futbollisti shqiptar "lë nam", iu shënon kampionëve nga 30 metra me trajektore të çuditshme

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Futbollisti shqiptar "lë nam", iu shënon

Ndue Mujeci ka shënuar sërish për Jezero në elitën e Malit të Zi. Shkodrani vijon të gjejë rrugën e rrjetës për të tijtë, që tanimë kanë siguruar mbijetesën. Në sfidën e fundit të humbur 3-2 në transfertë ndaj kampionëve të Buducnost, Mujeci ka shkarkuar të djathtën duke tundur rrjetën në minutën e 24.

Më herët kampionët e Malit të Zi kishin shënuar tre gola, me shqiptarin që hapi sfidën. E djathta potente ka marrë një trajektore të çuditshme, duke befasuar portien vendas. Mujeci është produkt I Vllaznisë, teksa ka luajtur në disa shtete europiane, ndërsa vijon karrierën në Malin e Zi. 28 vjeçari këtë sezon ka shënuar 6 gola edhe pse luan në mesfushë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga