E ardhmja e sulmuesit Jadon Sancho është gjithmonë e më larg Premier League. Anglezi mbetet i lidhur me klubin e Aston Villa deri në fund të qershorit, i huazuar nga Manchester United. Shanset që “Djajtë” ta mbajnë në ekip 26-vjeçarin janë të papërfillshme.
Kësisojë, opsioni i vetëm për Sanchon është gjetja e një klubi të ri dhe me kapital normal për të përballuar transferimin. Ekipi që ka shfaqur interes konkret për lojtarin e lindur në Londër koeicidon me Borussia Dortmund.
Në një situatë të tillë, kemi të bëjmë me rikthim, nëse finalizimi ndodh, pasi ai ka luajtur për më shumë se 3 vite me verdhezinjtë e Bundesligës.
“433” bën të ditur se Sancho ka dhënë pëlqimin e tij për zhvendosjen në “Signal Iduna Park”, e tashmë “topi” kalon te klubet në gjetjen e gjuhës së përbashkët.
View this post on Instagram
