Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Emisioni i 27-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”/ Analiza e javës së 32-të, gara e Final Four dhe investimet infrastrukturore të FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
Emisioni i 27-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”/
Armando Cungu, Florian Riza, Lenida Halilaj & Glend Tafaj

Emisioni i 27-të i “Në Shtëpinë e Futbollit” u transmetua sot live në FSHF TV, me fokus zhvillimet më të fundit në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe në aktivitetet e futbollit shqiptar.

Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Armando Cungu dhe gazetari sportiv Glend Tafaj.

Gjatë emisionit u analizua java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, e cila prodhoi shumë rezultate surpizë dhe që e bëjnë akoma më interesante garën për titull dhe për mbijetesë.

Në pjesën tjetër të emisionit u fol edhe për inaugurimin e tribunës së stadiumit të Vorës, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit, ku mori pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe për vendimet e marra në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF për të përmirësuar infrastrukturën në stadiumin “Air Albania” dhe “Arena e Demave”.

Gjithashtu, në fokus ishte edhe Kombëtarja e vajzave pas mbylljes së dy ndeshjeve kualifikuese ndaj Uellsit, të vlefshme për Kupën e Botës 2027.

Poll

Lexo gjithashtu