
Shkëndija ka fituar 1-3 në transfertë me Pelisterin. Dueli ka folur për të besuarit e trajnerit Gjoka, që paçka golit të pësuar nga Tunushev në minutën e 5 ia kanë dalë të përmbysin me tre gola. Në fillim ka barazuar Valon Ahmedi, me ish-lojtarin e Kombëtares kuqezi që ka dhuruar një perlë nga goditja e dënimit.
Në pjesën e dytë ka qenë Doriev Lupce ai që ka kaluar Shkëndijën në epërsi, ndërsa në minutën e fundit të shtesës, Ibrahimi ka vulosur tri pikët e tetovarëve. Në 7 ndeshje të zhvilluara Shkëndija siguron vendin e parë me 17 pikë, katër më shumë se Shkupi ndjekës.
Poll