
Florian Marku tregon edhe një herë se e pret një e ardhme e ndritur në boks. Boksieri shqiptar mposhti pas tetë raundesh rivalin anglez, Rylan Charlton. Marku mund ta lëshonte që në raundin e katërt në Knock Out, por gongu ndali gjithçka.
Me kalimin e minutave, Charlton dukshëm dukej i lodhur, çka bëri që të humbasë edhe forcën. Nga kjo përfitoi shqiptari, duke ia dalë ta mposhtë. Nuk vonoi as hedhja e peshqirit, në shenjë dorëzimi. Pavarësisht nivelit të kundërshtarëve, Marku vijon të korrë fitore.
Sa i përket statistikave, ai numëron 8 fitore në boks, ndërsa mund të theksojmë një barazim në muajin dhjetor. Humbja nuk ekziston për Markun, i cili nuk e njeh shijen e saj. Fokusi është te përballjet e rradhës, me flamurin shqiptar që tashmë mbahet nga lart nga boksieri.