Florian Marku do të zhvillojë një tjetër ndeshje. Boksieri shqiptar do të përballet me irlandezin Dylan Moran.
Vetëm 2 ditë para sfidës, Marku dhe Moran kanë zhvilluar konferencën për shtyp përpara mediave, teksa gjatë këtij momenti janë nxehur gjakrat.
Në videon e shpërndarë nga vetë Florian Marku në profilin e tij në Facebook shihet që, pas provokimeve nga ana e boksierit irlandez dhe paralajmërive nga ana e Markut se do ta godiste, ky i fundit nuk duroi dhe i dha një të shtyrë.
Nuk u lejua që zënka të vazhdonte dhe të pranishmit që ishin aty afër kanë ndërhyrë menjëherë.
Poll