Florian Marku është mposhtur sot përballë boksierit britanik, Chris Kongo. Boksieri shqiptar nuk ia doli që të triumfonte në arenën “O2”, në duelin që zhvillohej për titullin IBO Interkontinental Velter.
Marku dominoi gjatë gjithë duelit, duke grushtuar që nga raundi i parë. Ndërsa Kongo luajti ‘pisët’ duke u lidhur te boksieri shqiptar, sa herë që ky i fundit ishte në avantazh. Kjo gjë e ndihmoi Kongon që të fitonte, edhe pse ishte një mënyrë joprofesionale.
Ky duel i përfundoi të gjitha raundet (10) dhe u vendos pas mbledhjes së pikëve në fund.
Për Florian Markun kjo është humbja e parë, me shqiptarin që mbetet met 13 fitore në boksin profesionist. Marku njeh edhe 1 barazim dhe 1 humbje.
Poll