
TIRANA – ERZENI 3-1 (Hasani 48', 74', 88'/ Enck 71')
Ndeshja: Tirana i përgjigjet Partizanit. Kampionët arritën të fitonin mes spektaklit ndaj Erzenit me shifrat 3-1. Një pjesë e parë që do të mbyllej pa gola, teksa 45-minutat e dyta do të shikonin 4 gola.
Hasani fillimisht në të 48’-tën do të kalonte të tijtë në avantazh. Bardheblutë do të dominonin lojën, por Erzeni arrin të reagojë duke rrezikuar në 2-3 raste. Do të ishte Enck në minutën e 71-të që do të barazonte rezultatin në “Elbasan Arena”. Festa e shijakasve do të zgjaste shumë pask, pasi sërish Hasani në të 74’-tën do të çonte peshë gjithë tifozët bardheblu. 2-1 për Tiranën e cila arriti të mbronte deri në fund rezultatin, për të marrë kështu një 3 pikësh me shumë vlera në ndeshjene fundit të fazës së tretë. Ky është goli i 13-të për Hasanin në kampinatin shqiptar këtë sezon, i cili është edhe golashënuesi i “Abissnet Superiore”, por sulmuesi u kujdes ta çonte në 14-të pasi në “Elbasan Arena” shënoi edhe golin e 3-të personal, për të mposhtur Erzenin 4-1.
Pas kësaj fitoreje Tirana lufton “dhëmb për dhëmb” me Partizanin, teksa bashkëkryesojnë me nga 47 pikë, ndërsa nga krahu tjetër Erzeni mbetet në kuotën e 37 pikëve në vendin e 5-të.
Abissnet Superiore, java e 27-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekja, Toshevski, Najdovski, Aleksi, Hasani, Lushkja, Haxhiu, Pergjoni, Hila, Lulaj, Abazaj. Trajner: Orges Shehi
Erzeni: Xhika, Iljazi, Mehmeti, Ademi, Kahrimanovic, Kapllani, Enck, Krivicic, Peposhi, Osmanllari, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani
Komenti minutë pas minute:
94'- Traversa i mohon golin Ademit.
88'- Florent Hasani eshte i papermbajtshem. Shenon golin e 3-te ndaj Erzenit. Topi i kesaj sfide i perket vetem atij.
85’-Tirana fiton një goditje dënimi në kufijtë e zonës së Erzenit. Lushkja tenton direkt portën, por goditja e tij është e pasaktë
74'- Hasani serish. Fantastik sulmuesin bardheblu, jep avantazhin kampionëve.
71'- Heshtje ne "Elbasan Arena", Enck vendos barazspeshen.
68'- Visaj Bekaj ben nje tjeter pritje. Nonato gjuan drejt portes, por portieri zgjat doren per t'i ndryshuar rrjedhen topit.
61’-Hasani godet portën nga distanca, por gjuajtja e tij është shumë e lehtë dhe pritet nga Xhika
60'- Rinis ndeshja.
58'- Nderpritet loja, lojtaret qe agjerojne mund te celin iftarin.
48'- Hasani kalon ne avantazh Tiranen. Lushkja kroson nga kendi dhe sulmuesi dergon topin ne rrjete.
46'- Nis pjesa e dyte, Tirana kerkon deshperimisht golin e fitores.
45+3'- Mbyllet pjesa e pare pa gola ne "Elbasan Arena".
44'- Ilirid Ademi merr nje top te gjate qe nga mesfusha dhe niset drejt sulmit, topi i goditur prej tij shkon gjitur me shtyllen.
42'- Nonato niset serish ne sulm, por topi i pasuar per Osmanllarin ndalet nga mbrojtja bardheblu.
39'- Nonato niset ne kundersulm, por lojtari i shijakasve eshte pozicion jashte loje.
36’-Tirana ka mbyllur Erzenin në zonë dhe po ushtron shumë presion. Shijakasit nuk po arrijnë të dalin nga gjysmëfusha e vet
32’- Tirana pretendon penallti për një pengim të Hilës në zonë, por për gjyqtarin Kuka loja duhet të vazhdojë
31’- Sërish Tirana me Hasanin, që tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij është jashtë kuadratit
27’- Tirana i afrohet golit me Haxhiun, që godet portën nga e majta e sulmit bardheblu, por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën pingule.
26'- Te Tirana vene duart ne koke, e pabesueshme cfare humbet Rimal Haxhiu.
20'- Rremuje ne zone e Erzenit, te Tirana porvojne te gjithe me radhe, por topi largohet mbi vijen fatale. Me fat shijakasit.
10'- Fantastik Visar Bekaj, pret gjuajtjen rrufe te Nonatos.
4- Provon Tirana, pret Xhika, por Haxhiu eshte pozicion jashte loje.
1’- Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”, Tirana dhe Erzeni kërkon fitoren.