
Tirana arriti të fitonte dje kundër Partizanit me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Festa ishte legjitime për bardheblutë, të cilët thyen mallkimin 5-vjeçar të derbit. Pas takimit, të gjithë futbollistët së bashku me stafin janë mbledhur në një nga clubet e kryeqytetit duke festuar.
Përmes videove të publikuara, shihen të gjithë më të bashkuar se kurrë duke kërcyer dhe kënduar. Nga Lika te Ngoo, të gjithë protagonistët janë aty. Qershia mbi tortë për një tifoz dhe lojtar bardheblu mbetet kënga e Pajtim Strugës, "Tirona Kampion". Më poshtë mund shihni se si kanë festuar lojtarët e Tiranës pas fitores madhështore në derbi.
Poll