Apolonia-Kukësi 1-2
Është mbyllur me rezultatin 1-2 sfida e parë çerekfinale mes Apolonia-Kukësi. Një ndeshje me mjaft emocione dhe verilindorët që gjetën golin e fitore në minutën e fundit të ndeshjes me anë të Lulajt që me kokë mposhti porterin Harizaj. Në pjesën e parë ishte Cooper që gjeti golin me asistin e Kotobellit. Në të dytën vendasit kërkojnë me çdo kusht golin e barazimit dhe e gjejnë me Ejoh që driblon këdo që I del para dhe gjuan fortë drejt portës. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim ishte Lulaj që me kokë brenda zonës e dërgon topin e rrjetë. Një fitore që pothuajse kualifikon Kukësin në gjysmëfinale.
Apolonia: Harizaj, Duda, Sota, Omeri, Mehmeti, Eyoh, Zaimaj, Mihana, Asllanaj, Krasniqi, Gjata
Kukësi: Avdyli, Teqja, Obanor, Kotobelli, Musolli, Ethemi, Limaj, Domi, Abazaj, Cooper
Gjyqtari: Juxhin Xhaja
Komenti minutë pas minute
90′ Mbyllet ndeshja në Fier, 1-2.
90+3′ GOL! Kukësi shënon në frymën e fundit me Lulajn.
87′ Apolonia pranë golit të dytë, Mihana i vetëm përballë Avdylit nuk shënon.
81′ Abazaj tregon klasin e tij, por gjuajt kalon mbi traun e portës.
70′ GOL! Ejoh shënon supergol, Apolonia barazon ndeshjen ndaj Kukësit.
65′ Apolonia pranë golit, largon topin Krasniqi.
60′ Probleme për Kukësin, Obanor dëmtohet dhe zëvëndësohet nga Shehi.
46′ Kukësi pranë golit me Abazajn, reagon mjaft mirë portieri Harizaj.
46′ Nis pjesa e dytë Apolonia-Kukësi.
45′ Mbyllet pjesa e parë në Fier, Kukësi e mbyll në avantazh 0-1.
39′ Apolonia pranë barazimit, Mihana gjuan me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
32′ GOL! Asist i Kotobellit, Cooper brenda zonës e dërgon në rrjetë.
27′ Kundërpërgjigjet Apolonia, Gjata nuk gjuan mirë me kokë.
25′ Aksion i bukur te Kukësi, Cooper dhe Abazaj kombinojnë mes tyre, por del portieri Harizaj.
9′ Shansi i parë i ndeshjes nga ana e Kukësit, Cooper gjuan drejt portës, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
1′ Nis ndeshja në Fier, topi i parë shkelmohet nga Kukësi, Presidenti Duka prezent në stadium.