
VLLAZNIA – TIRANA 0-1
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Coba, Balaj, Latifi Trajner: Goce Sedloski
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behirat, Pergjoni, Deliu, Aleksi, Lushkja, Hasani, Abazaj, Haxhiu Trajner: Orges Shehi
Gjyqtar: Kreshnik Cjapi
Ndeshja: Tirana ka arritur të fitojë me rezultat minimal në transfertë kundër Vllaznisë. Ka mjaftuar goli i shënuar nga Kristal Abazaj që bardheblutë të marrin 3 pikë të rëndësishme. Edhe pse shkodranët tentuan të barazonin, mbrojtja kryeqytetase ishte vendosur mirë duke mos i lënë hapësira. Duhet theksuar se kjo fitore është mjaft e rëndësishme për Tiranën që vijon rrugëtimin drejt titullit kampion me 56 pikë, 8 më shumë se Partizani ndjekës. Ndërkohë Vllaznia mbetet në vendin e katërt me 42 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 6 minuta shtesë.
83'- Goditje dënimi për shkodranët. Gjuan Jonuzi, por devijon mbrojtja bardheblu. Tirana shndërrohet në tabelë qitje.
78'- Këndore për Vllazninë. Gjuan Bekim Balaj, por sfera shkon jashtë kuadratit.
70'- Goditje dënimi për shkodranët. Nuk shfrytëzohet mirë nga Vllaznia.
59'- Këndore për Vllazninë, largon mirë mbrojtja bardheblu.
52'- Bekim Balaj provon me kokë, pret mirë Visar Bekaj.
46'- Starton pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.
43''- Tirana në avantazh. Kristal Abazaj zhbllokon rezultatin.
34'- Moment i dyshimtë në zonën e Tiranës. Protesta të shumta te Vllaznia ku pretendohet për penallti.
24'- Rast i artë për Tiranën. Florent Hasani del i vetëm me Zogovic, por nuk e çon topin në rrjetë. E pabesueshme!
10'- Goditje këndi për Tiranë, largon mirë mbrojtja vendase.
6'- Hakaj jep një krosim nga e majta, gjuan Çoba, por sfera shkon mbi kuadrat.
1’- Nis ndeshja në “Loro Boriçi”.