Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Fitore "jetike" për Fiorentinën, Milani zhgënjen në "Artemio Franchi" dhe rrezikon Championsin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore "jetike" për Fiorentinën, Milani zhgënjen

Fiorentina 2-1 Milan

(Gonzalez 49'p, Jovic 87' / Theo 95')

Serie A

Java 25

Stadiumi: Artemio Franchi

Ndeshja: Milani u mposht nga Fiorentina me rezultatin 2-1 në Firenze me të tre golat që erdhën në pjesën e dytë. Nico Gonzalez me penallti dhe Luka Jovic pak minuta nga fundi i dhanë tre pikët shumë të rëndësishme vendasve që ngjiten në vendin e 12-të me 31 pikë.

Nga ana tjetër, goli i Theo Hernandez në minutën e fundit nuk vlen teksa kuqezinjtë marrin një humbje të dhimbshme dhe rrezikojnë vendin e katërt nga Roma që është vetëm tre pikë larg dhe do të luajë nesër me Juventusin.

Formacionet Zyrtare: 

FIORENTINA (4-2-3-1): Terracciano; Dodò, Martinez, Igor, Biraghi; Bonaventura, Amrabat, Mandragora; Gonzalez, Cabral, Ikoné. Trajner: Vicenzo Italiano.

MILAN (3-4-2-1): Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Messias, Bennacer, Tonali, Theo Hernandez; De Ketelaere, Rebic; Giroud. Trajner: Stefano Pioli.

Rastet e ndeshjes: 

90+6' Perfundon ndeshja.

95' Theo ngushton diferencen

87' Vjen nga stoli dhe vulos ndeshjen, Luka JOVIC dyfishon avantazhin

78' Pretendime për penallti te Milani por VAR prish festën e kuqezinvje

58' Nuk u besojnë syve te Milani, THEO gjendet i vetëm përballë portierit qe kthehet ne hero.

51' Kërkon të reagojë Milani, Giroud godet me kokë pas krosimit nga këndorja por portieri vendas bën mrekullinë.

49' Fiorentina në avantazh, Gonzalez shënon me penallti.

46' Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet pjesa e parë.

32' Goditja e parë për Milanin, Olivier Giroud tenton fluturimthi por qendrore për portierin Terracciano.

26' Frikë te Milani, Fiorentina i kap në kundërsulm dhe Bonaventura shkon shumë pranë golit por Tomori largon nga vija.

20' Porta e Milanit kthehet në tabelë qitjeje, sërish tenton Nico Gonzalez dhe sërish Maignan shpëton Milanin.

18' Provon sërish Fiorentina, Nico Gonzalez tenton nga distanca por sërish i gatshem Maignan.

13' Fantastike, 1 minutë ovacione në nder të Davide Astorit.

12' Faull në kufij të 11-metërshit nga Thiaw, Bonaventura tenton por portieri Maignan i mohon golin.

1'- Nis sfida në "Artemio Franchi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga