
Valdrin Mustafa fitoi “betejën” e tij me coronavirusin. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet te Hannover në Gjermani pas analizava të kryera rezultoi përfundimisht negativ duke e kaluar me sukses këtë virus.
Pas daljeve të analizava e marrjes së përgjigjes, Mustafa ka nisur menjëherë nga puna për të rifilluar stërvitjen në mënyrë që të mos humbas formën e tij fizike. Kampionati në Gjermani është ndalur ashtu si në të gjithë Europën e nuk ka ende një vendim final se kur mund të rifllojë.
Sulmuesi që luan për Kosovën ka mundur të shënoi 6 gola në 18 ndeshje këtë sezon në Bundesligën e dytë gjermane.
https://www.facebook.com/Valdrin-Mustafa-311858575690599/videos/569845716962261/Poll