
Bruno Telushi u largua nga Kukësi vetëm pas një muajsh aventurë te verilindorët. Mesfushori gjeti akordin me Neftchi Baku dhe ditën e djeshme ka ardhur edhe zyrtarizimi.
Telushi ka mbërritur te skuadra e re dhe ditën e sotme klubi në faqen zyrtare ka publikuar edhe fjalët e para të lojtarit . Telushi ka folur në gjuhën italiane duke u shprehur mjaft i lumtur për këtë aventurë të re dhe kërkon të bëjë maksimumin për të arritur te titulli kampion.
"Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu në këtë klub. Është një skuadër që ka shumë tituj e ka bërë shumë histori në këtë kampionat dhe unë dua të bëj maksimumin tim. Është e vërtetë që jam lojtari i pari shqiptar që luaj për Neftchi Baku dhe jam shumë I kënaqur që jam këtu.
Dua të bëj maksimumin tim si lojtari i parë shqiptar këtu dhe dua të arrijmë vendin e parë. Kam ardhur këtu për të bërë më të mirën, të fitojmë kampionatin dhe të shkojmë sa më lartë të jetë e mundur", u shpreh Telushi.
https://www.instagram.com/tv/CGZAZVvnMyr/?utm_source=ig_web_copy_link