
Dhjetori është muaji i festave. Pikërisht dita e sotme është e veçantë për të gjithë Besimtarët e Krishtertë, të cilët festojnë Krishtlindjet. Por përveç kësaj për pak ditë është edhe viti i ri.
Skuadra e Kategorisë së Parë, Flamurtari ka publikuar një video në rrjetet sociale ndërsa ndan urimet për festat e fundvitit. I zgjedhuri i klubit për të dhënë urimin është pikërisht Andi Ribaj që është njëherësh edhe kapiteni i ekipit vlonjat.
“Unë jam Andi Ribaj, kapiten i Flamurtarit. Në emër të familjes së madhe kuqezi ju urojmë Gëzuar Festat!”, janë fjalët e zgjedhura nga lojtari i vlonjatëve.
Redaksia e “Newsport.al” gjithashtu iu uron gjithë shqiptarëve Gëzuar Festat!
Poll