
“Tirona Fanatics” feston sot 11-vjetorin e krijimit si tifo-grup, ndërsa urimi për këtë përvjetor nuk ka munguar as nga futbollistët bardheblu.
Nga Antalia ku skuadra kryeqytetase po zhvillon fazën përgatitore, lojtarët e Tiranës kanë uruar përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook.
Qendërmbrojtësi bardheblu, Gentjan Muça e ka nisur me ndjesë urimin e skuadrës, ndaj “Fanatics”: “Na e boni hallall që jena larg, por në pamundësi për të qenë aty po ju urojmë me shumë mall nga këtu: ‘Gëzuar, edhe 100! Mezi presim të na mbështesni në shkallët e stadiumit. Gëzuar!”. Ndërkohë që nuk ka munguar as batuta e shokëve të ekipit për Gentjan Muçën, i cili ishte duke regjistruar video-urimin: “Hë mo tirons katunar”, fiks në çastin kur zv.kapiteni sapo kishte nisur regjistrimin.