Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Faleminderit Sylvinho, faleminderit Shqipëri! Bac u kry, Gjermania o mer vllazën s'është më si përpara

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Faleminderit Sylvinho, faleminderit Shqipëri! Bac u kry, Gjermania o

Moldavi 1-1 Shqipëri

UEFA Euro 2024/ Kualifikuese

Faza e Grupeve: Raundi 7

Stadiumi: Zibru

Arbitër: William Collum (Skocez)

Formacionet zyrtare:

Moldavia (5-4-1): Railean; Revenco, Craciun, Baboglo, Posmac, Reabciuk; Caimacov, Motpan, Rata, Postolachi; Nicolaescu. Trajner: S. Clescenco

Shqipëria (4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Seferi; Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

Komenti minutë pas minute:

90+5' Përfundon ndeshja.

87' GOL! Shënon Moldavia. (VIDEO)

84' Jasir Asani provon nga goditja e dënimit, pret portieri. (VIDEO)

77' Vertikalizim perfekt për Asanin drejt zonës, por mbrojtësi moldav i bllokon lëvizjen.

73' Drithërima në Moldavi, Taulant Seferi tund traversën. (VIDEO)

63' Mirlind Daku i rrezikshëm sapo futet në lojë, harkon Seferi, por centimetrat e ndajnë nga devijimi i topit drejt rrjetës. (VIDEO)

50' Moldavia afrohet me golin, Berisha shpeton serish kuqezinjte. (VIDEO)

48' Seferi tenton goditjen nga distanca, por topi shkon mbi traversë.

46' Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet pjesa e parë.

42' Shqipëria tenton supergolin e... 'zakonshëm', Nedim Bajrami lëshon 'silurën' nga distanca. (VIDEO)

33' Moldavët kërkojnë penallti, polemika për një tjetër 11-metërsh, por gjyqtari akordon pozicionin jashtë loje. (VIDEO)

25' GOOOOL! Sokol Cikalleshi kthen në gol penalltinë e fituar nga Taulant Seferi. (VIDEO)

23' Shqipëria kërcënon nga këndorja, topi i harkuar nga Asani kalon mes për mes turmës e perplaset ne koken e Ismajlit e shkon jashte.

17' Goditja e parë në portë, Moldavia tenton me Nicolaescu, por devijon Berisha.

14' Asllani provon nga distanca, por bllokohet nga kundërshtari.

1' Fillon ndeshja, Shqipëria 90 minuta larg ëndrrës.

Poll

Lexo gjithashtu