Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO EURO 2020/ Zvicra "nxin faqen" e Turqisë! Dopietë e Shaqirit, 3 gola dhe "sytë" nga kualifikmi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO EURO 2020/ Zvicra "nxin faqen" e Turqisë! Dopietë e

Switzerland 3 - 1 Turkey (Seferovic 6', Shaqiri 26' 68', Kahveci 62)

Olympic Stadium, Bacu

Zvicra ia ka dalë të marrë një fitore jetike ndaj Turqisë, në ndeshjen e fundit të grupeve të EURO 2020. Kombëtarja helvete fitoi 3-1 ndaj Turqisë, duke dhuruar një spektakël të vërtetë në Baku. Të besuarit e Petkovic realizuan dy herë për 26 minuta, me Seferovic dhe Shaqiri. Rivalët nuk do dorëzoheshin, pasi Kahveci do shkurtonte diferencat (62'). 7 minuta më pas, Shaqiri do tregonte klasin e tij, pasi do realizonte golin e dytë personal.

Kështu, Zvicra është e 3-ta në grup dhe shpreson të jetë pjesë e 4 nga 6 ekipet e vendeve të 3-ta që kualifikohen tutje. Në krahun tjetër, lojtarët e Gunes mbeten me 0 pikë.

EURO 2020 / Ndeshje grupi

FORMACIONET:

Turqi: Ugurcan, Zeki Çelik, Merih, Çaglar Soyuncu, Mert Muldur, Kaan Ayhan, Ozan Tufan, Hakan Çalhanoglu, Irfan Can, Cengiz Under, Burak Yılmaz.

Zvicër: Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Zuber, Embolo, Shaqiri, Seferovic.

Minutë pas minute:

90- Mbyllet takimi.

80- Zvicra synon golin e katërt. Presing i vazhdueshëm i të besuarve të Petkovic.

68- GOLLL. Xherdan Shaqiri ia del të shënojë edhe golin e dytë personal. Tanimë, Kombëtarja helvete po shkon e sigurt drejt fitores.

61- GOOOLLL. Kahveci shkurton diferencat me një super gol. Ky është goli i parë i Turqisë ën EURO 2020.

56- Shaqiri ka një mundësi të artë për të realizuar, por gabon nga brenda zonës.

51- Embolo tenton të gjejë edhe ai golin, por Ugurcan pret.

46- Nis e dyta.

46- Mbyllet fraksioni.

26- GOLL. Xherdan Shaqiri tregon klasin e tij, me një super gol. Lojtari shqiptar nuk fal.

23- Dëmtohet Embolo pas një dyluftimi me Demiral. Gjithsesi, asgjë shqetësuese.

6- Golll. Seferovic kalon në avantazh Kombëtaren helvete.

5- Kaan pranë golit. Lojtari i Sassuolos lëshon një predhë, por Sommer është në vendin dhe kohën e duhur.

3- Provon Tufan nga distanca, por larg portës.

1- Nis ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga