Sllovaki–Spanjë 0-5
Grupi E/ EURO 2020
NDESHJA: Spanja nxjerr “inatin” e dy ndeshjeve të para dhe mposht me “manita” 5-0 Sllovakinë. Një ndeshje që foli totalisht për vendasit që në stadiumin e Sevillas shënuan plot 5 herë edhe pse dy prej tyre ishin autogola. Morata fillimisht humbet penallti pasi ndalet nga portieri Dubraka i cili 18 minuta më vonë shkakton një autogol duke kaluar Spanjën në avantazh. Iberikët në fundin e pjesës së parë gjejnë edhe golin e dytë me mbrojtësin Laporte. Në fraksionin e dytë, Sarabia, Ferrar Torres dhe autogoli i Kucka vulosën sfidën në 5-0 për spanjollët që bënë një ndeshje perfekte duke heshtur edhe kritikët që e I kishin “sulmuar” pas dy sfidave të fundit. Me këtë fitore, Spanja renditet në vendin e dytë me 5 pikë dhe do të përballet me Kroacinë, ndërsa Sllovakia me këtë humbje eleminohet nga EURO 2020 për shkak të golavarazhit -5.
Sllovakia (4-2-3-1): Dúbravka; Pekarík, Satka, Skriniar, Hubocan; Kucka, Hromada; Haraslín, Hamsík, Mak; Duda.
Spanja (4-3-3): Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Jordi Alba; Busquets, Pedri, Koke; Sarabia, Morata, Gerard Moreno.
Gjyqtar: B.Kuipers
Komenti minutë pas minute:
90′ Mbyllet ndeshja, Spanja fiton 0-5 dhe bind ndaj Sllovakisë.
71′ GOLLL!! Nuk ndalet Spanja, iberikët gjejnë edhe golin e 5-të. Pau Torres godet me kokë, ndërsa Kucka e devijon duke shkaktuar autogolin e dytë të ndeshjes.
67′ GOL!!! Ferran Torres i mjaftojnë një minutë në fushë, sulmuesi merr vendin e Moratës dhe shënon me “thembër” golin e 4-të.
56′ GOL!!! Nuk ndalet Spanja. Jordi Alba pason brenda zonës për Sarabia që me të majtën e dërgon në rrjetë.
456′ Nis pjesa e dytë, Sllovaki-Spanjë.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë.
46′ GOL!!!! Spanja gjen edhe golin e dytë, tjetër gabim nga portieri sllovak, Pedri kroson në zonë për Laporte që me kokë e dërgon topin në rrjetë.
30′ GOL!!! Zhbllkohet ndeshja, portieri Dúbravka shkakton një autogol qesharak.
24′ Spanja i afrohet sërish golit, Morata tenton nga jashtë zone, por grushton Dúbravka.
10′ Spanja fiton penallti, gjyqtari akordon 11-m me VAR pas ndërhyrjes së gabuar të lojtarit sllovak ndaj Koke. Nga penallti gjuan Morata, por ndalet nga portieri Dúbravka.
1′ Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Sllovakia.