Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO EURO 2020/ Italia nuk njesh "mëshirë" as me rezervat, Uellsi kualifikohet me humbje

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO EURO 2020/ Italia nuk njesh "mëshirë" as me rezervat,

Italia-Uellsi 1-0

NDESHJA/ Është mbyllur ndeshja e fundit e Grupi A, Itali-Uellsi. Sfida e luajtur në "Olimpico" mbyllet me fitoren minimale 1-0 për vendasit që nuk njohin mëshirë as me rezervat. Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Pessina në pjesën e parë për t'I dhënë 3 pikët e radhës Italisë që e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë të plota, 7 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Nga ana tjetër kjo humbje ka rezultuar e "ëmbël" për Uellsin pasi renditen në vendin e dytë me 4 pikë, po aq sa Zvicra, por falë golavarazhit më të mirë kualifikohen për në raundin tjetër.

EURO 2020 Grupi A

Italia (4-3-3): Donnarumma; Toloi, Bonucci, Bastoni, Emerson; Jorginho, Verratti, Pessina; Bernardeschi, Belotti, Insigne.

Uells (4-2-3-1): Ward; Roberts, Gunter, Rodon, N. Williams; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Ampadu.

Gjyqtar: Ovidiu Hategan

Komenti minutë pas minute:

90+3' Mbyllet ndeshja, Italia nuk njeh mëshirë as me rezervat dhe fiton ndeshjen e 3-të radhazi, Uellsi kualifikohet me këtë humbje duke u renditur në vendin e dytë.

75' Uellsi pranë golit të barazimit, e pabesueshme ç'humbet Bale.

56' Ndërhyerje horror e Ampadu ndaj Bernardeschi, gjyqtari i nxjerr direkt kartonin e kuq, Uellsi me 10 lojtarë.

55' Kundërpërgjigjet Uellsi, Ramsye futet bukur brenda zonës, por nuk pason siç duhet.

53' Tjetër mundësi e mirë e për Italinë, Bernardeschi godet nga faulli, por topi ndalet në shtyllë.

46' Nis pjesa e dytë, Italia bën zëvendësimin e parë, del nga loja Bonuci, në fushë Acerbi.

45' Mbyllet pjesa e parë, Italia udhëheq 1-0 ndaj Uellsit edhe me rezervat.

39' GOL!!!! Devijim perfekt nga Pessina. Verrati kroson saktë nga goditja e dënimit me Pessinën që devijon dhe e dërgon topin në rrjetë.

29' Italia i afrohet sërish golit, Chiesa brenda zonës godet, por Ampadu largohe në vijën fatale.

25' Aksioni i parë i rrezikshëm i ndeshjes, Belotti gjuan fortë, por topin kalon ngjitur me shtyën.

1' Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Italia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga