
Portugali-Francë 2-2
NDESHJA/ Franca dhe Portugalia e mbyllin në barazim 2-2 sfidën duke u kualifikuar që të dyja për në turin e 1/8. Golat e ndeshjes u vendosën nga dopieta e Ronaldos me penallti për portugezët, ndërsa te Franca dopieta e Benzema. Sulmuesi francez barazoi me penallti sfidën, ndërsa në pjesën e dytë shënoi pasi një aksioni fantastik, por që u barazua nga Ronaldo. Skuadrat u pajtuan me këtë rezultat dhe në minutat e fundit nuk krijuan më aksione aq sa u fishkëllyen nga tifozët. Me mbylljen e ndeshjeve të fundit, Franca renditet në vendin e parë, ndërsa Portugalia në vendin e 3-të me 4 pikë, por e kualifikuar për më tej.
GRUPI F/ EURO 2020
Portugali (4-3-3): Rui Patricio; Semedo, Pepe, Danilo, Guerreiro; Ruben Diaz, Moutinho, Sanches; Bernardo Silva, Diogo Jota, Cristiano Ronaldo. All. Santos.
Francë (4-3-3): Lloris; Kounde, Varane, Kimpembe, Hernandez; Pogba, Kante, Tolisso; Griezmann, Benzema, Mbappe.
Gjyqtar: Mateu Lahoz
Komenti minutë pas minute:
90' Mbyllet ndeshja Franca dhe Portugalia barazojnë 2-2 dhe kualifikohen në 1/8.
60' GOL!!!! E pabesueshme, akordohet penallti e 3-të. Kounde prek topin me dorë brenda zonës, Ronaldo nuk gabon dhe barazon ndeshjen, por edhe rekordin e e Ali Daie me 109 golave.
47' GOL!!!!! Franca në avantazh, Pogba jep një asist fantastik për Benzema, sulmuesi nuk gabon dhe ndëshon për herë të dytë, goli konfirmohet edhe me VAR.
46' Nis pjesa e dytë.
45' Mbyllet pjesa e parë në barazim.
45' GOL!! Barazohet ndeshja, Mbappe fiton penallti që kthehet në gol nga Ronaldo.
30' GOL!!!! Zhbllokohet ndeshja, gafë e portierit Lloris që godet Danilon, gjyqtari akordon penallti. Nga 11-metra, Ronaldo nuk gabon dhe kalon Portugalinë në avantazh.
1' Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Franca.