
Partizani 0 - 1 Erzeni (Nonato 12')
Partizani ka humbur 0-1 me Erzenin për javën e katërt të Superligës. Në “Elbasan Arena” ka vendosur një gol i Nonato në minutën e 12, me miqtë nga Shijaku që janë treguar të saktë.
Me këtë fitore, Erzeni shkon në kuotën e tetë pikëve, një më pak se Partizani kryesues. Me vetëm dy gola të shënuar në katër javë, skuadra e Kapllanit është për rekord në Superligë, duke qenë të vetmit që nuk kanë pësuar ende gol.
Kjo është humbja e parë e Partizanit këtë sezon, me Colella që duhet të mendojë për finalizimet para porte.
Kategoria Superiore - java 4 - 17:45
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Orlando Kuka, Bregasi, Vani, Rusta VAR: Kreshnik Bajramaj
Formacionet zyrtare:
Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Atanaskovski, Rrapaj, Telushi, Murataj, Da Silva, Cara, Skuka Trajner: Giovanni Colella
Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Alan, Mehmeti, Kahrimanovic, Ademi, Nonato, Kadriu Trajner: Xhevahir Kapllani
Komenti minutë pas minute:
90+4' Mbyllet 0-1 ndeshja.
90' Katër minuta shtesë.
77' Rexhepi ndal Kadriun dhe mban në lojë Partizanin.
68' Hodo dhe Buxhelaj në fushë, Colella nxjerr Da Silvan dhe Atanaskoskin.
67' Partizani pa shënjestër, Da Silva shpërdoron nga pranë portës.
65' Rrapaj i bën vend Romeros.
63' Vetëm një minutë në fushë, Thierno rrezikon Partizanin.
62' Kapllani nxjerr autorin e golit, Nonato i bën vend Thierno.
56' Alan kërkon të befasojë Rexhepin nga afro 33 metra, pret gardiani vendas.
52' Skuka provon të befasojë Xhikën, e majta përfundon jashtë.
47' Rast ideal për golin e barazimit, Sota gabon me portën bosh nga 3 metra largësi.
46' Nis pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
45' Një minutë shtesë.
45' Rrapaj sërish nga jashtë zone, topi jashtë portës së mbrojtur nga Xhika.
42' Da Silva provon nga 25 metra, sfera del jashtë.
30' Krosim në zonën mike, Da Silva shkakton faull ndaj Sadikit.
12' GOOL! Befasohet në shtëpi Partizani, Nonato shënon gol magjik duke kaluar Erzenin në avantazh.
5' Peposhi merr karton të verdhë.
2' Skuka devijon me kokë, nuk kap në befasi Xhikën.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.