Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Erzeni dhe Kukësi e mbyllin në “paqe”, skuadrat mbetet në zonën e ftohtë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Erzeni dhe Kukësi e mbyllin në “paqe”, skuadrat

ERZENI – KUKËSI 0 – 0

Ndeshja: Erzeni dhe Kukësi nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 mes tyre. Një duel mjaft i luftuar ishte mes dy ekipeve, por që në fund ndajnë pikët.

Në këtë përballje pati pretendime për penallti, 11-metërsh të anuluar si dhe gol të anuluar. Fillimisht do të ishin shijakasit në minutat e para të ndeshjes që do të pretendonin për penallti për një rrëzim në zonë, por Myrtja nuk është i këtij mendimi.

Ndëkrohë në minutën e 57-të do të jepej fillimisht penallti për verilindorët, pasi Da Motta do të rrëzohej me faull në zonë nga Alba, por pas rishikimit në VAR, do të anulohej 11-metërshi.

Vetëm 5 minuta më pas do të shënohej goli i parë i sfidës, ku shijakasit do të mposhtin Tafas, por ky gol do të anulohej për pozicion jashtë loje të Maliqit, me këtë të fundit që merr pjesë në aksion.

Në këtë mënyrë Erzeni dhe Kukësi ndajnë pikët në javën e 16-të, teksa kanë grumbulluar nga 17 pikë, duke mbajtur respektivisht vendin e 6-të nga verilindorët dhe të 8-të nga shijaksit.

Abissnet Superiore: Java e 16-të

Stadiumi: “Egnatia Arena

Arbitër: Indrit Myrtja

Formacionet zyrtare:

ERZENI: Hasanbelli, Osmanllari, Sadiki, Atanta, Peposhi, Alba, Kahrimanoviç, Meçja, Maliqi, Zeka, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi

KUKËSI: Tafas, Reçi, Zhongo, Murati, Lamçe, Fejzaj, Momoh, Mota, Jusuf, Salami, Rivas. Trajner: Stavri Nica

Komenti minutë pas minute:

90+5'- MByllet 0-0 ndeshja. Erzeni - Kukesi nuk gjejne dot golin dhe ndajne piket.

80'- Goditje kendi per Erzenin, por topi perfundon ne duart e Tafas.

69'- Edhe nje here i thote "JO" Tafas golit te Erzenit.

62'- Kahrimanovic shenon gol, por anulohet per pozicion jashte loje te Maliqit, i cili merr pjese ne aksion. VIDEO

59'- Pas rishikimit ne Var, Myrtja anulon penalltine.

57'- Penallti per Kukesin, Da Motta ndalet me faull nga Alba.  VIDEO

52'- Erzeni ka nje shans te arte, me Zekan qe godet fort drejt portes, por gjuajtja e lojtarit shijakas ndalet nga Tafas.

46'- Vazhdon pjesa e dyte, skuadrat ne kerkim te golit.

45+2'- Mbyllet 0-0 pjesa e pare ne Rrogozhine.

32'- Ka tensione ne Rrogozhine, lojtaret e dy skuadrave perplasen mes tyre. VIDEO 

27'- Kukesi nis nje aksion perfekt me kombinime mes lojtareve, ku Rivas do te gjuante nga distanca, por topi devijohet nga shijakasit dhe shkon mbi traun e portes. VIDEO

15'- Kukesi niset ne kundersulm, Duka jep nje krosim drejt zones qe eshte i rrezikshme per Hasanmbelli. (VIDEO)

11'- Maliqi rrezohet ne zonen e Kukesit, por per arbitrin nuk ka penallti pavaresisht protestave te shijakasve.  VIDEO

4’' Kahrimanoviç nga këndi, Murati largon rrezikun nga zona e Kukësit.

1’- Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, Erzeni dhe Kukësi kërkojnë vetëm 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga