
Ernest Muçi po kalon një formë shumë të mirë në Poloni me Legian teksa është kthyer në një titullar absolut për kampionët polak dhe sot e nisi përsëri nga e para përballë Gornik Zabrze ku luan edhe një legjendë e futbollit si Lukas Podolski.
Sulmuesi shqiptar dhuroi një asist në minutën e 38-të për bomberin kryesor Thomas Pekhart. I vetëm në krahun e djathtë, ish-lojtari i Tiranës driblon bukur një kundërshtar dhe kroson me të majtën ku gjen kokën e sulmuesit çek që e dërgon topin në rrjetë për të shënuar 0-1 në rezultat.
Është mbyllur pjesa e parë dhe skuadrat janë future në dhomat e zhveshjes ku bëhen gati për 45 minutat e dyta. Muçi me këtë asist i jep një tjetër mesazh trajnerit Sylvinho për ta thirrur në Kombëtare për ndeshjet e marsit.